Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve A.O dhe D.RR për shkak të veprës penale “Dhunimi”.
Sipas njoftimit të gjykatës, i akuzuari A.O është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 8 vitesh, ndërsa i akuzuari D.RR është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 6 vitesh.
“Të pandehurve A.O dhe D.RR iu vazhdohet masa e paraburgimit nga data 12.04.2023 e deri sa ky aktgjykimi të merr formë të prerë, por jo më gjatë se koha e dënimit me burgim të shqiptuar në aktgjykim, ndërsa iu llogaritet masa e paraburgimit në dënimet e shqiptuara”, thuhet në njoftim të gjykatës.
Dy të pandehurit janë obliguar t’i paguajnë të gjitha shpenzimet e procedurës penale, në emër të paushallit gjyqësor shumën prej 100 euro secili veç e veç, kurse në emër të kompensimit të viktimave të krimit shumën prej 50 euro secili veç e veç, në emër të ekspertizës së Institutit të Psikiatrisë Forenzike shumën prej 450 euro në mënyrë solidare, të gjitha këto në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
E dëmtuara udhëzohet që kërkesën pasurore juridike ta paraqesin në kontest të rregullt juridiko-civil.
Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes kësaj gjykate./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...