Shoqërohet një person në polici, tenton ta korruptojë me 50 euro një polic për të kaluar kufirin

09:07 | 23 Janar 2024
R J

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shoqëruar një person në stacionin policor, pasi i njëjti kishte tentuar ti ofroj 50 euro ryshfet për të kaluar kufirin me dokumente jo valide.

Rasti është cilësuar si “Dhënie e ryshfetit”

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i ka ofruar ryshfet 50 euro zyrtarit policor për të kaluar kufirin me dokumente jo valid. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme