Shoqërohet në polici i dyshuari që sulmoi profesoreshën e Mjekësisë

19:09 | 10 Maj 2022
L G

I dyshuari për sulmin fizik të profesoreshës së Fakultetit të Mjekësisë, Hatixhe Latifi Pupovci është shoqëruar për në polici.

Lajmin për arbresh.info e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, i njëjti është dërguar për intervistim në stacionin policor.

“Lidhur me këtë rast, rreth orës 18:30, policia ka shoqëruar në stacion policor për intervistim personin e dyshuar”, tha Ahmeti për arbresh.info.
LEXO EDHE

Sulmohet fizikisht gruaja e Dukagjin Pupovcit, policia jep detaje – Arbresh.info

Të ngjashme