Një 15-vjeçar është shoqëruar në stacionin policorë pasi dyshohet se me datën 19.02.2024 ka thyer derën e hyrjes së shkollës “Lasgush Poradeci” në fshatin Vojnovc të Shtimes.
Në njoftim thuhet se hetuesit policor nën autorizim të prokurorit kujdestar i kishin nisur hetimet dhe pas një pune intensive hetimore kanë arritur që tē identifikojnë 15-vjeçarin, të cilin me datën sot e kanë shoqëruar në stacionin e policisë.
“Në prani të prindit të tij dhe avokatit mbrojtës me detyrë zyrtare është intervistuar nga hetuesit policor, ndërsa me vendim të prokurorit të rastit është liruar për procedurë të rregullt hetimore. Rasti është cilësuar ” Dëmtim prone””, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...