Shoqërohen në polici tetë persona për prerje të pyjeve

17:27 | 15 Janar 2020
Arbresh.info

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme në Ferizaj ka shoqëruar tetë persona dhe janë konfiskuar tetë mjete transporti të drunjve.

Ata nga njësitet përkatëse policore janë kapur duke transportuar drunj në mënyrë ilegale (pa fletë përcjellje dhe të pa vulosura), shkruan portali arbresh.info.

Bazuar në planin operativ “Mbrojtja e pyjeve 2020” , njësitet policore  të Stacionit Policor në Ferizaj,  kanë vazhduar me angazhimin tyre të filluar kohë më parë lidhur me prerjen e pyjeve dhe transportimit ilegal të drunjve .

Janë informuar Inspektorët e Ministrisë së Bujqësisë-Agjencioni  Pyjor i Kosovës  të cilët kanë shqiptuar 8 fletëparaqitje   për transportim ilegal të drunjve ,si dhe kanë bërë konfiskimin e masës drunore.

Nga ana e policisë, gjatë kontrollimit të dokumentacionit, ka rezultuar se të gjitha mjeteve transportuese iu kishte skaduar afati i regjistrimit dhe ndaj ngasësve  janë shqiptuar tetë fletëparaqitje për kundërvajtje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme