Organizatat e Shoqërisë Civile kërkojnë të mos procedohet në seancën plenare votimi i Komisionerit për Informim dhe Privatësi.
“Ne, organizatat dhe aktivistët e poshtëshënuar, pas mbledhjes së dëshmive shtesë rreth kandidatit Enver Bujari, kërkojmë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë në pushtet që të mos e procedojnë tutje këtë proces”, thuhet në reagimin e OJQ-ve .
Sipas tyre, pas dyshimeve që Bujari ka ndryshuar të dhënat për përvojën e punës dhe edukimit, përmes te drejtës së qasjes në dokumente publike, ne kemi siguruar dosjen e plotë te aplikimit të tij.
“Sipas dokumenteve të ofruara rezulton që Bujari nuk ka ofruar dokumentin që dëshmon mbi përvojën e punës, ashtu siç është kërkuar me konkurs dhe ligj, por vetëm raportin e Trustit Pensional. Ky dokument është i rëndësishëm sepse për këtë pozitë kërkohet që kandidatët të kenë: Të kenë, së paku, tetë (8) vite përvojë pune profesionale, nga të cilat, së paku, pesë (5) vite përvojë në pozita udhëheqëse, dhe vetëm me raportin e Trustit Pensional një gjë e tillë nuk mund të dëshmohet”, thuhet tutje në reagim, shkruan arbresh.info.
Sipas tyre, në mungesë të këtyre dëshmive, deputetët e panelit intervistues – të përbërë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë tjera në pushtet- nuk është dashur që të ftonin. Bujari fare në intervistë.
“Përgjegjësia për të kontrolluar dosjen i takon deputetëve të panelit intervistues. Për këtë dështim, ne mbajmë përgjegjës këta deputetë: Fatmir Humolli, Shqipe Mehmeti Selimi, Mefail Bajqinovci, Enver Dugolli dhe Arbër Rexhaj nga Lëvizja Vetëvendosje, Erxhan Galushi dhe Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës dhe Slavko Simić nga Lista Serbe”.
Duke ditur që Bujari nuk e ka dorëzuar aplikacionin e plotë, OJQ deklaron se aplikacioni i tij duhet të konsiderohet si i pavlefshëm.
“Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale kërkon që seances plenare t’i paraqiten tre kandidatë. Pavlefshmëria e aplikimit të Bujari lë në garë vetëm dy kandidatë, në kundërshtim me ligjin në fjalë. Kujtojmë që ky proces është shoqëruar me më së shumti parregullësi, duke filluar nga perbërja e panelit në kundërshtim me praktikën parlamentare, jotransparenca gjatë vleresimit të kandidatëve dhe vleresimi i lartë i kandidatitët qe nuk ka përformuar më së miri ne intervistë”.
Komisioneri për Informim dhe Privatësi do të jetë personi më i rëndësishëm në Kosovë në mbrojtjen e të dhënave personale dhe garantimin e qasjes në dokumente publike. Ai duhet të jetë profesional, pa ngjyrosje politike dhe me integritet të lartë. Shpresojmë që Lëvizja Vetvendosje do të reflektojë dhe nuk do të rrezikojë një institucion kaq të rëndësishëm.
Ndërkaq, për dy kandidatët e tjerë, Krenare Sogojeva Dermaku dhe Edon Miftari jemi në pritje të marrjes së dosjes së plotë nga Kuvendi i Kosovës. /arbresh.info/
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj