Organizatat jo qeveritare kanë reaguar ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës për të i’a paguar mërgimtarëve policën e sigurimit apo siq njihet “Kartoni i Gjelbërt” sepse sipas tyre këto paguhen me taksat e paguara nga qytetarët e varfër të Kosovës dhe e kanë quajtur këtë veprim si keqpërdorim të parasë publike sepse po bëhet për përfitime politike, theksohet në njoftimin e këtyre OJQ-ve.
“I kujtojmë Qeverisë që ky vendim është tendencë e qartë për keqpordorim të parasë publike përmes financimit nga buxheti i Republikës, buxhet i cili në asnjë rrethanë nuk i dedikohet subvencionimit të shërbimeve të shtrenjta të sigurimit të autopërgjegjësisë që rezulton nga veprimi privat i ngasësve të
tyre. Për më tepër, buxheti është rrjedhojë e një kontributi të një shumice të varfër të qytetarëve, e i cili reflekton detyrimin për shpenzimin maksimalisht racional dhe vetëm për objektiva që janë të domosdoshme e që kanë për qëllim një ineteres publik të Republikës”, thuhet në reagimin e tyre.
Ato vlerësojnë që ky shpenzim në këtë formë është plotësisht i pa justifikueshëm, e promovon një model të pabarazisë sociale ku shteti ndërhyn për të subvencionuar pronarin e automjetit që në parim është një individ me status relativisht solid pasuror, dhe mundëson një sjellje të qeverisë që përmes klientelizimit të të subvencionuarit t’i përfitoj atij mbështetjen politike.
Ky grup i OJQ-ve gjithashtu thotë se Qeveria e Kosovës duhet të bëjë përpjekje që ta fus Kosovën në “Kartonin e Gjelbër” e jo të bëjë veprime të tilla në kurrizë të qytetarëve të cilët gjenden në një situatë jo të mirë ekonomike.
“Në vend të kësaj, Qeveria e Kosovës nëpermjet Byrosë Kosovare të Sigurimit duhet të bëjë përpjekje konkrete që ta fus Kosovën në Kartonin e Gjelbër, e jo të ndërmarrë veprime që shkaktojnë shpenzime luksi në kurriz të qytetarëve të varfër të Republikës sonë. Prandaj, ne e shohim këtë vendim të Qeverisë si të pamatur dhe palogjikshëm në kontekstin social e politik në të cilin gjindemi. Pavarësisht fuqisë së madhe politike që i lejon për të marrë vendime të
tilla, Qeveria duhet të tregohet e matur dhe serioze, duke i shmangur vendimet populiste dhe të ngutshme që e fusin shtetin e Kosovës në obligime që në këtë ngutshme që e fusin shtetin e Kosovës në obligime që në këtë periudhë nuk do të duhej të ishinparësore, duke e marrë parasysh mirëqeninen e ulët ekonomike në vend0” , thuhet në reagim.
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, ÇOHU, Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), Lëvizja FOL ,Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP),Rron Gjinovci janë OJQ-të dhe personat që kanë reaguar./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...