I shumëpërfoluri termocentrali ‘Kosova e Re’ me shumë gjasë nuk do të ndërtohet.
Kjo pasi kompania Contour Global është tërhequr nga ky investim, shkruan arbresh.info.
“Projekti Kosova e Re nuk mund të ecë përpara. Situata politike në Kosovë që nga korriku, formimi i një qeverie të udhëhequr nga një kryeministër që e kundërshtoi publikisht projektin dhe mosveprimi i qeverisë e kanë bërë të pamundur që projekti t’i përmbushë detyrimet e kërkuara”, thuhet në një njoftim për media nga Contour Global.
E ky vendim ka zgjuar reagime të shumta në vend.
Dardan Abazi, hulumtues i lartë në INDEP ka thënë për arbresh.info e ka quajtur lajm të shkëlqyeshëm për sektorin e energjisë në vend.
Abazi në një prononcim dhënë për arbresh.info ka thënë se se kontrata do të dëmtonte buxhetin dhe qytetarët.
:Tërheqja e Contour Global nga projekti për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” është një lajm i shkëlqyeshëm për sektorin e energjisë në vend. Ne si organizata të shoqërisë civile me vite të tëra kemi kundërshtuar këtë kontratë duke qenë se rrezikonte të dëmtonte buxhetin dhe qytetarët e Kosovës për miliarda euro dhe të ngulfaste tregun energjetik në vend”, ka thënë Abazi.
Ai ka shtuar gjithashtu se ndërprerja e kësaj kontrate do të sjellë shprese se Kosova do të ktheht tek burimet të pastra
“Me ndërprerjen e kësaj kontrate dhe me tërheqjen e ContourGlobalit i është hapur rruga Kosovës që të rimendoj të ardhmen e sistemit të vet energjetik. Ne avokojmë për një të ardhme ku vëmendja kthehet tek efiçienca e energjisë dhe investimet në burime të ripërtrishme të energjisë, një të ardhme ku tregu i Kosovës fillimisht bashkohet me Shqipërinë e pastaj me të gjithë rajonin në një treg që do të rriste shkëmbimin energjetik, efiçiencën dhe do të ulte çmimet për konsumatorët fundor. Sot më shumë se kurrë kemi shpresë se Kosova mund të bjerë në binarët e duhur për të trasuar rrugën drejtë tranzicionit energjetik nga varësia në qymyr tek burime të pastra dhe mirëqenie më të mirë për të gjithë”, ka thënë Abazi për arbresh.info.
E këtë vendim e ka komentuar edhe Artan Behrami, këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.
Ai përmes një postimi në facebook ka shkruar se kjo është pasojë e ‘kërcënimeve të Qeverisë së Kosovës’.
“Kërcënimet e Qeverisë së Kosovës kundër investimeve amerikane sot morën formë. Kompania amerikane që planifikojë t’i investojë mbi 1.5 miliardë euro në ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, sot u tërhoq nga ky investim, për shkak të kundërshtimit të Qeverisë Kurti”, ka shkruar ai.
Behrami madje ka shtuar se veprime të ngjashme po rrezikojnë ekzistencën e shtetit të Kosovës.
“Me këto veprime, Kurti është duke e rrezikuar ekzistencën e shtetit të Kosovës, që është një kombinim i vullnetit qytetar përbrenda dhe i investimit amerikan nga jashtë. Krahas koronavirusit, veprimet konfrontuese të Qeverisë me Amerikën janë sfidë me pasoja tepër të mëdha për popullin tonë!”, ka shtuar ai.
Ndryshe ndërtimi i termocentralit ‘Kosova e Re’ ishte paraparë të fillonte vitin që lamë pas ndërsa do të fillonte punën në vitin 2023.
Ky Termocentral parashikohet të ishte bazuar në përfitimin e energjisë nga thëngjilli. /arbresh.info/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?