Përfaqësues të shoqërisë civile po konsiderojnë se rezolutat e miratuara nga Kuvendi si propozime për Qeverinë, duhet të merren më seriozisht dhe të trajtohen në formë më obligative.
Drejtoresha ekzekutive e Lëvizjes “FOL”, Mexhide Demolli-Nimani, ka thënë në një prononcim për EO se tash e sa vite gjithçka përfundon pas miratimit të rezolutave.
Poashtu sipas Demolli-Nimanit, këtë legjislaturë do të jetë problematike edhe vetë miratimi i rezolutave.
“Zakonisht partitë opozitare që kanë ndonjë proces që dëshirojnë edhe të krijojnë një proces të caktuar mirëpo jo gjithmon kanë gjetë edhe mbështetje, tash në këtë radhë është pak më problematike duke qenë se partia në pushtet i ka më lehtë numrat e nevojshëm për miratim të një rezolute, do të jetë pak më problematike miratimi i tyre sidomos për ato që vijnë nga partitë opozitare”, ka thënë ajo.
Ndërsa Agnesa Haxhiu nga KDI-ja, ka vlerësuar se edhe përkundër faktit që rezolutat janë akte joobigative ligjërisht, Qeveria nuk duhet ta ketë komoditetin e moszbatimit të tyre.
Haxhiu tutje ka theksuar për EO se një nga arsyet se pse këto rezoluta po mbesin pa u zbatuar është mungesa e një mekanizmi të veçantë që e matë zbatueshmërinë e tyre.
Haxhiu ka treguar se pjesën e parë të këtij viti të legjislaturës së tetë janë propozuar gjithsej shtatë rezoluta, të gjitha nga opozita ku vetëm njëra është miratuar nga Kuvendi.
“Sa i takon rezolutave në muajt e parë të legjislaturës së tetë deri tash i kemi të propozuara gjithsej shtatë rezoluta vetëm një është miratuar dhe ajo është “Rezoluta që njeh gjenocidin në Srebrenicë”, ndërsa rezolutat e tjera pesë janë hedh poshtë me anë të votës dhe një tjetër vazhdon me mbetet ende pa epilog. Të gjitha këto rezoluta janë propozuar prej grupeve parlamentare të opozitës, tre prej tyre janë të PDK-së, dy të AAK-së dhe një e LDK-së dhe shumica e tyre lidhen me situatën me pandeminë”, ka përfunduar ajo.
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore