Disa nga organizatat e shoqërisë civile në një reagim kërkojnë që kryeministri Avdullah Hoti të shkarkoj ministrin e MASHTI-it Ramë Likaj, dhe zëvendësin e tij Driton Bardheci për siq thuhet në reagim “goditjen” e radhës në arsim me emërimin e tyre.
Reagimi i plotë:
Ne, organizatat dhe aktivistët e shoqërisë civile që punojmë dhe e përkrahim fushën e arsimit jemi thellësisht të alarmuar me goditjet e radhës që i bëhen arsimit në Kosovë nën Qeverinë Hoti. Emërimi i z. Ramë Likaj në pozitën e ministrit dhe z. Driton Bardheci në pozitën e zëvendësministrit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) janë vendime të papranueshme për cilindo qytetar të Kosovës që e dëshiron një arsim cilësor, relevant dhe serioz. Kërkojmë nga kryeministri Hoti që t’i largojë nga kabineti i tij këta anëtarë dhe t’i zëvendësojë ata me profile që kanë aftësi dhe integritet për t’i çuar përpara reformat që janë urgjentisht të nevojshme në arsim.
Ministri aktual, z. Ramë Likaj, nuk përfaqëson etikë akademike dhe profesionale për të qenë në krye të institucionit më të lartë të arsimit. Ndonëse SCOPUS i ka përjashtuar për plagjiaturë[1] revistat në të cilat z. Likaj ka publikuar punimet e tij shkencore, ky fakt nuk e ka penguar avancimin e tij brenda univeristetit publik, ashtu sikurse as emërimin e tij në krye të dikasterit më të lartë të arsimit në Kosovë.
Ndërsa, z. Bardheci nuk ka asnjë kualifikim apo përvojë adekuate për këtë përgjegjësi. Përveç tjerash, emërimi i tij në këtë pozitë me përgjegjësi ekzekutive paraqet konflikt interesi në raport me organet e universiteteve publike duke qenë se z. Bardheci është ende student i nivelit Bachelor në Universitetin e Prishtinës, mbi të cilin tanimë ka kompetenca ekzekutive.
Raporti i vitit 2020 i Bankës Botërore thekson se shkalla e analfabetizmit funksional te 15-vjeçarët në Kosovë është deri në 78%.[2] Ndërsa, rezultatet e testit ndërkombëtar PISA vënë në pah mangësitë e politikave arsimore, si pasojë e të cilave nxënësit kanë shënuar rezultate të dobëta në fushën e shkencës, leximit dhe matematikës.
Kësaj situate të mjerueshme tani i është shtuar edhe sfida shekullore e pandemisë. Procese të nisura gjatë kësaj periudhe kanë nevojë për persona adekuat që mundësojnë konsistencë dhe efektivitet në mbarëvajtjen e procesit mësimor.
Dalja nga hendeku gjithnjë e më i madh në të cilin gjendet arsimi në Kosovë mund të bëhet vetëm me persona me etikë profesionale, ekspertizë dhe ide të qarta për avancimin e cilësisë në sistemin arsimor të Kosovës.
Prandaj, duke marrë për bazë të gjitha çështjet e lartëcekura, ne organizatat dhe aktivistët e shoqërisë civile, kërkojmë që kryeministri Hoti të dëshmojë me vepra se është i përkushtuar për një qeverisje të ndershme dhe kompetente duke:
Kërkojmë takim me kryeministrin Hoti për t’i adresuar këto kërkesa në shoqërim të miqve ndërkombëtarë. Për shkak të urgjencës së problemit kërkojmë që ky takim të ndodhë deri më 30 qershor 2020.
Transformimi i arsimit në Kosovë mund të ndodhë vetëm atëherë kur ky është prioritet i gjithë qeverisë, duke filluar nga kryeministri. Me punën tonë shumëvjeçare e kemi dëshmuar përkushtimin për fushën e arsimit dhe mbesim të gatshëm ta bëjmë këtë edhe më tutje. Nëse shohim hapa të shpejtë dhe konkret nga kryeministri drejt kërkesave të lartëpërmendura, mbesim të hapur për të diskutuar se si mund t’i ndihmojmë Qeverisë Hoti në punët e mëdha që e presin në arsim. Në të kundërt, të gjithë ne, pa asnjë dyshim, do të vazhdojmë angazhimet tona për një arsim cilësor duke mos përjashtuar asnjë mënyrë dhe mjet që ofron dhe lejon sistemi demokratik.
Lista e organizatave nënshkruese:
Osmani takoi Komisioneren për Zgjerim, theksoi rëndësinë e a...
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?