Shoqata e Familje të Dëshmorëve të Luftës së UÇK-së dhe Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së, nëpërmjet një deklarate të përbashkët iu kanë bërë thirrje institucioneve përgjegjëse të Republikës së Kosovës, që të ndërmarrin të gjithë hapat e duhur për formimin dhe ligjësimin e Ushtrisë së Kosovës.
Shoqatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, thonë se kanë përcjellë më vëmendje të gjithë ecurinë e zhvillimeve politike në Kosovës, sidomos ato ecuri që kanë të bëjë me luftën dhe Ushtrinë e Kosovës.
“Publikisht Ju bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse të Republikës së Kosovës, që të ndërmarrin të gjithë hapat e duhur për formimin dhe ligjësimin e Ushtrisë së Kosovës. Janë disa arsye madhore që duhet të veprohet në këtë drejtim, më këmbëngulje dhe në bashkëpunim me të gjitha faktorët e zhvillimeve strategjike në Kosovës dhe në hapësirën shqiptare në tërësi. Ndër këto arsye më të rëndësishme janë: Nuk ka shtet të pavarur pa ushtrinë e tij, andaj edhe Kosova duhet ta ketë ushtrinë e saj. Nuk ka vend në botë që nuk e mbështet fuqinë mbrojtëse në ushtrinë e tij, andaj edhe Kosova duhet ta mbështesë në ushtrinë e saj. Ushtria e Kosovës është njëri nga faktorët më të rëndësishëm të pavarësisë së saj, por edhe faktori themelore i ruajtjes dhe mbrojtjes së lirisë së Kosovës. Ushtria e Kosovës është gurthemeli i sigurisë së saj, i mbrojtjes së saj, si dhe i garantimit të pavarësisë së Kosovës. Ushtria e Kosovës është kërkesë e popullit të Kosovës, e të gjithë atyre që Kosovën e konsiderojnë pjesë të atdheut të tyre, pjesë të kulturës dhe të gjuhës së tyre, andaj ajo duhet të formohet sa më parë që të jetë e mundur, në mënyrë që të krijohet faktori themelore i sigurisë së Kosovës. Mbështesim të gjitha ato forca politike dhe shoqërore në Kosovë që janë në shërbim të proceseve të krijimit dhe ligjësimit të Ushtrisë së Kosovës. Ata që janë kundër, na kanë edhe në kundër, sepse i konsiderojmë kundër rrjedhës së proceseve historike që ka hapur Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në deklaratë.
Shoqata e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë thënë se deri tash kanë qenë shumë të durueshme lidhur me stërzgjatje për formimin e Ushtrisë së Kosovës, por nëse kjo çështje nuk zgjidhet sa më parë, atëherë nuk e marrin përgjegjësinë për mosdëgjueshmëri qytetare.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën