Google ADS

Shoqata Sindikale e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së anulon protestën e nesërme

14:14 | 20 Shtator 2022
A. B.

Shoqata Sindikale e Punëtorëve Shëndetësorë të Qendrës Klinike Universitare e Kosovës njofton se e mërkura do të jetë ditë e rregullt pune.

Në njoftimin për media thuhet se shoqata sindikale nuk ka kapacitet juridik që të parashtrojë kërkesë qeverisë, “pasi partner social e kanë punëdhënësin apo ndërmarrjen ku veprojnë shoqatat sindikale”.

Andaj, sipas tyre, thirrja për protestë në këtë rast nuk do ketë ndonjë efekt pozitiv apo ndikim, përveç siç thuhet, benefiteve personale dhe klanore.

“Duke u bazuar në faktin që Projektligji për Paga është tashmë në platformën e dëgjimit publik, ndërsa bazuar edhe në faktin që FSSHK ka deponuar komentet dhe rekomandimet tek sponsori i këtij ligji, në MSH dhe Komisionin Parlamentar për Shëndetësi, kërkesat për mjete financiare të shprehura në përqindje në këtë fazë janë të pamatura, jashtë kontekstit dhe që realisht e minimizojnë rëndësinë dhe kërkesën e arsyeshme të shprehur përmes komenteve”.

“Në anën tjetër njoftojmë edhe anëtarësinë dhe opinionin publik që shoqata sindikale nuk ka kapacitet juridik që të parashtroj kërkesa qeverive, pasi partner social e kanë punëdhënësin apo ndërmarrjen ku veprojnë shoqatat sindikale, andaj thirrja për protestë në këtë rast nuk do ketë ndonjë efekt pozitiv apo ndikim, përveç benefiteve personale dhe klanore”, thuhet në komunikatë.

Tutje, thuhet se kompetencë e negocimit dhe marrëveshjeve në nivel vendi, qoftë edhe parashtrimi i kërkesave në nivele qeveritare e ato ministrore është e federatave.

“Është e rrugës që në kë fazë shoqatat sindikale dhe krerët e tyre t’i mënjanojnë interesat personale dhe mëritë, ndërsa t’i sensibilizojnë dhe angazhojnë anëtarësitë rreth diskutimit publik për Ligjin e Pagave në vend që ti vendosin në rrugë”.

Ndryshe, ky njoftim vjen pasi një shoqatë sindikale e QKUK-së ka paralajmëruar protestë më 21 shtator, me kërkesë rritjen e pagave për punëtorët e QKUK-së për 50 për qind. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme