Komuna e Obiliqit ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Shoqatën Humanitare “Jetimat e Ballkanit“, e cila do të financojë projektin për ndërtimin e 20 shtëpive për familjet në nevojë në Komunën e Obiliqit.
Ky memorandum u nënshkrua gjatë takimit që pati kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi me Halil Kastratin, ku bëhet e ditur se vlera e këtij projekti është 400 mijë euro.
“Në këtë takim, është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit mes komunës së Obiliqit dhe shoqatës humanitare ‘Jetimat e Ballkanit’, në financimin e projektit për ndërtimin e 20 shtëpive për familjet në nevojë të komunës së Obiliqit, vlera e këtij memorandumi është 400,000.00 €, komuna e Obiliqit do të bashkëfinancojë në vlerë prej 100,000.00 euro, ndërsa shoqata humanitare “Jetimat e Ballkanit“ në vlerë 300,000.00 euro”, thuhet në njoftim./arbresh.info
Balluku: Shehaj politikë për të mbrojtur bizneset personale,...
Arrestohen tre zyrtarë të Federatës se Karatesë, dyshohet se...
Shkatoi telashe në bordin e një anije, 35 vjeçari vdes pasi ...
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...
Përleshja me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...