Google ADS

Shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhe Komuna e Podujevës do të ndërtojnë 26 shtëpi për familjet në nevojë

14:30 | 27 Qershor 2020
Arbresh.info

Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, ka nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi me udhëheqësin e Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, për ndërtimin e 26 shtëpive për familjet në nevojë të Komunën e Podujevës, të cilat nuk e kanë të zgjidhur çështjen e banimit.

Nënkryetari Rudari tha se vlera e projektit është 520 mijë euro.

“Komuna e Podujevës do të participojë me 130 mijë euro, kurse pjesa tjetër do të jetë investim i Shoqatës ‘Jetimat e Ballkanit’”, ka thënë Rudari, i cili e ka falënderuar humanistin Kastrati.

Krahas këtij projekti në Komunën e Podujevës është duke u finalizuar projekti i ndërtimit të shtëpive të banimit social në Lagjen e Dëshmorëve, ku brenda pak ditësh do të fillojë ndërtimi i 22 shtëpive, nga projekti i përbashkët i Komunës së Podujevës dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme