Instituti Special në Shtime, ka pranuar një donacion nga Shoqata Humanitare Gjermane ‘Malteser’.
Përfaqësuesi i shoqatës ‘Malteser’, Bernhard Serëuschok, në bashkëpunimin me veprimtarin nga Kosova, Hetem Misini, kanë dhuruar sot një kontigjent me ndihma në veshmbathje, ushqime, inventar dhe artikuj higjenikë, si dhe pajisje për personat me aftësi të kufizuara për rezidentët e Institutit Special në Shtime.
Shpërndarja e këtij donacioni është mundësuar edhe nga ShHB “Nëna Tereze”. Humanisti nga shoqata ‘Malteser’ Serëuschok dhe bashkëatdhetari, i cili jeton dhe vepron në Gjermani, Misini do të vizitojnë edhe institucione tjera, dhe kanë shprehur gatishmërinë që të ndihmojnë me kontigjente tjera ndihmash në të ardhmen.
Shoqata ‘Malteser’ edhe vitin e kaluar ka dhuruar një kontigjent të ngjashëm me ndihma për ‘Shtëpinë e Pleqve’ në Prishtinë dhe për Institutin Special në Shtime./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...