Shoqata humanitare “Bereqeti” shpërndanë pako ushqimore për 400 familje nevojtare të komunës së Prishtinës

11:09 | 20 Prill 2023
K.B

Me ardhjen e kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame, Hetem Sopiani, filluan menjëherë me shpërndarjen e pakove për ato 400 familjet të cilët kishin nevojë.

Sopiani ka thënë se me këto pako ushqimore mundohen të ndihmojnë sapo pak familjet nevojtare në prag të festës së Fitër Bajramit.

Ai theksoi se numri i listës së pritjes është e madhe, por shtoi se po bëjnë maksimumin për t’i ndihmuar te gjithë familjet që kanë nevojë.

“Jemi në natën e Bajramit përmes këtyre pakove që ne sot po mundohemi t’i shpërndajmë dëshirojë që në këtë natë sado pak të gjejnë gëzimin, lumturinë dhe harenë edhe familjet tona të cilat janë ne nevojë. Shpresojë se më shpërndarjen e këtyre 400 pakove familjare kjo do të thotë shumë për Shoqatën e Bereqetit që po mundohemi të bëjmë më të mirën në mënyrë që t’iu dalim në ndihmë këtyre skamnorëve, këtyre njerëzve të cilët kanë nevojë në sofrën e iftarit të jemi ata të cilët duhet të kthejmë një sofër iftari por të kemi të gjithë së bashku. Lista po thuajse është e gjatë janë njerëz të cilët presin në radhë për ta marrë një pako ushqimore”, tha ai.

Kryetari uron të gjithë besimtarëve mysliman festën e Fiter Bajramit, paqja lumturia mbizotëroftë në secilën shtëpi.

Kryesi i shoqatës “Bereqeti” Nexhmi Hoxha, falënderoi të gjithë donatorët qëi janë bashkangjitur shoqatës për të ndihmuar sado pak familjet të cilat kanë nevojë, në pragëtë festës së Fitër Bajramit.

Në fund ai falënderoi donarët Maqani Distribution. Familjet nevojtare u shprehen të lumtur dhe falënderuan shoqatën “Bereqeti” për dhurimin e këtyre pakove./Arbresh.info/




Të ngjashme