Shoqata Hotelierët e Kosovës i reagon Hoti: Besnik Tahiri na premtoi që dasmat nisin me 1 korrik

10:35 | 24 Qershor 2020
Arbresh.info

Kryeministri Avdullah Hoti nuk është në dijeni se zëvendësi i tij, Besnik Tahiri i ka lejuar dasmat.

Arbresh.info ka kontaktuar me një nga anëtarët  nga Shoqata Hoteliere Kosovës ‘Pro in”, të cilët i kanë thënë se Besnik Tahiri, zëvendëskryeministri ju ka premtuar atyre se hapja do të realizohet nga 1 korriku

“Me 26 qershor ministria Tregtisë dhe Industrisë do të dal me manualin se si do të mbahen dasmat në Kosovë dhe sipas ati udhëzimi do të realizohen dasmat kështu duke mbajtur distancë dhe masat e tjera mbrojtëse”

Arbresh.info ka pyetur se si e sheh reagimin e kryeministrit Avdullah Hoti i cili ka thënë se nuk ka datë për mbajtjen e dasmave ata thënë se janë marr vesh me Besnik Tahirin

“Ne jemi marr vesh me zëvendëskryeministrin Besnik Tahirin, dhe Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë është që dasmat do të mbahen e sa për reagimin e Hotit e kam parë por që po presim edhe dy ditë edhe e shini udhëzimin që e kemi dorëzuar në MTI”, kanë thënë për Arbresh.info.

Reagon Hoti: Dasmat nuk janë lejuar

Lejohet mbajtja e dasmave nga kjo datë

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme