Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor, Ruzhdi Kurtishaj, ka thënë se pagesa e studentëve për biletat në autobusët ndërurban do të varet nga vullneti i kompanive të transportit.
Kjo pasi zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi deklaroi sot se kanë shfuqizuar vendimin që pagesa e biletave për disa kategori të paguhet përgjysmë.
“Gjithashtu edhe nga Shoqata regjionale kemi marre zotimin se OE nuk do të kenë ngritje të çmimeve aktuale pa marre parasysh ngritjes se çmimeve te derivateve te naftës dhe studentet do te jene te preiviligjuar në bazë të vullnetit të Operatorve Ekonomik si deri me tash”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Postimi i plotë:
KUMTESE PER MEDIA E SHOQATËS SË TRANSPORTIT RRUGOR TË UDHËTARËVE
Në emër të të gjithë Operatorëve Ekonomik të shoqatës së Transportit rrugor të udhëtarve në kuadër të Oda Ekonomike e Kosovës, falenderojë zv. Ministrin e MMPHI -së Hysen Durmishi për shfuqizim të vendimit me nr. 2016 duke u zotuar se Shoqata do të punojë ngushtë me MMPHI për të gjitha çeshtjet me interes të përbashkët duke përkrahur MMPHI.
Gjithashtu edhe nga Shoqata regjionale kemi marre zotimin se OE nuk do të kenë ngritje të çmimeve aktuale pa marre parasysh ngritjes se çmimeve te derivateve te naftes dhe studentet do te jene te peiviligjuar ne baze te vullnetit te Operatorve Ekonomik si deri me tash.
Ruzhdi Kurtishaj,
Kryetar i Shoqatës
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...