Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK) ka bërë të ditur se janë të shqetësuar pas lajmeve se koalicioni qeverisës mundet të prishet.
“Në kohën kur COVID-19 është shpallur një pandemi globale nga OBSH, kur ky virus po merr jetë të shumta njerëzish në shumë shtete, madje edhe në shtete të fuqishme, partnerët e koalicionit qeverisës gjejnë komoditetin të merren me politikë”.
“Duke e ditur se Kosova ka një shëndetësi nën nivel dhe shëndeti publik është i kërcënuar seriozisht është e pa kuptueshme dhe e pa falshme prishja e koalicionit në këtë kohë, duke lënë qytetarët nën mëshirën e COVID-19 e duke lënë “heronjtë nëpër istikame”. Kjo lirisht mund të quhet ‘thikë pas shpine’ ndaj qytetarëve”, shkruhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK) me shqetësim të madh i ka parë lajmet se Koalicioni Qeverisës po shkon drejtë shkatërrimit në kohën kur ai më së shumti pritej të jet unik!
Në kohën kur COVID-19 është shpallur një pandemi globale nga OBSH, kur ky virus po merr jetë të shumta njerëzish në shumë shtete, madje edhe në shtete të fuqishme, partnerët e koalicionit qeverisës gjejnë komoditetin të merren me politikë!
Duke e ditur se Kosova ka një shëndetësi nën nivel dhe shëndeti publik është i kërcënuar seriozisht është e pa kuptueshme dhe e pa falshme prishja e koalicionit në këtë kohë, duke lënë qytetarët nën mëshirën e COVID-19 e duke lënë “heronjët nëpër instikame”. Kjo lirisht mund të quhet ‘thikë pas shpine’ ndaj qytetarëve!
Përderisa qytetarët ju votuan si një shpresë për ndërtimin e mirëqenies së tyre të prishur për vite me radhë, ju përveq që nuk e rregulluat mirëqenien e tyre, me kalkulime politike po u’a rrezikoni edhe jetën në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe permanente.
Për Kosovën në këtë kohë nuk ka asgjë më shumë rëndësi se sa mbrojtja nga COVID-19. As taksa, e as kush fiton politikisht. Ky mund të jet veq një përfitim i juaji, qoft politik apo individual!
Tashmë një gjë është e kuptueshme, që për ju ska lidhje sa qytetarë do të vdesin, sepse ne jemi “numra”. Rëndësi ka se sa do të përfitoni ju sepse ju jeni “emra”! Përderisa ju po merreni me qështje të “larta” ne këtu poshtë mezi po mbijetojmë. Por, disa do të mbijetojmë! Ata që do të mbijetojmë do të votojmë sërish. E ata që votojmë nuk do të gabojmë!
Populli nuk do të harroj këtë asnjëherë!
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në barasspeshë
Sinani i bashkohet thirrjes së Kamberit për vendosjen e flam...
Shpërndahen me gaz lotsjellës dhe ujë protestuesit te sheshi...
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave