Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës e kryesuar nga Fadil Berjani i është drejtuar me shkresë falënderuese Kryeministrit të Republikës së Kosovës Avdullah Hoti për vendimin e miratuar në mbledhjen e 52-të të Qeverisë me datë 24 dhjetor 2020.
Me këtë vendim të miratuar është mundësuar shfuqizimi i pjesshëm i Udhëzimit Administrativ – Nr. 06/2019 për “Kushtet teknike për import, deponim, shitje me shumicë, shitje me pakicë të karburanteve të naftës dhe pastrim të rezervuarve”, i nxjerrë nga MTI.
Me këtë rast Kryetari i Shoqatës ka kërkuar që përveç Udhëzimit Administrativ të lartcekur të shfuqizohen edhe Udhëzimet tjera Administrative Nr. 03/2020 dhe Nr. 09/2020, gjithashtu të nxjerra nga MTI, që sipas Shoqatës po e dëmtojnë vazhdimisht veprimtarinë e kompanive të naftës në Kosovë./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...