Shoqata e ndërmarrjeve që merren me qarkullimin e naftës, derivateve të naftës dhe gazrave ka mbajtur kuvend të jashtëzakonshëm në të cilën është shqyrtuar udhëzimi administrativ për pastrimin e rezervuarëve të naftës. Ata kanë dal kundër udhëzimit administrativ për pastrimin e rezervuarve çdo trr vjet.
Këshilltari i ministrit të MTI-së Albert Maxhuni ka thënë se deri te ky vendim kanë ardhur për të siguruar cilësi dhe që të mbrojnë konsumatorët.
“Prej ditës së parë ministri Krasniqi ka pasur prioritet rolin e konsumatorëve. Në kuadër të rritjes së cilësisë kemi ardhur deri te ky vendim. Sa i përket pastrimit të rezervuarve çimi është më i ulëti në rajon. Me qëllim që të mbrojmë konsumatorët është marr ky vendim dhe sa i përket ligjit të naftës ne jemi duke bërë të pamundurën që sa më shpejt të hy në fuqi”, tha ai.
Kryetari i Shoqatës së natarëve Fadil Berjani ka thënë se shoqata nuk është kundër pastrimit të rezervuarve, por kundër afatit kohor, jo çdo tre vjet.
Madje këta po kërkojnë që të zbatohen standardet e Bashkimit Evropian dhe vendeve të regjionit.
Ai ka thënë se janë edhe kundër çmimit të lartë të kalibrimit.
“Këtë kuvend e kam thirr prej presionet të vazhdueshëm. Ministri na ka premtuar se pastrimi i rezervuarve nuk do të ketë shanse të bëhet çdo tre vjet. Shoqata nuk është kundër pastrimit dhe ne kërkojmë nga ky kuvend që të zbatohen standardet e Bashkimit Evropian dhe të regjionit. Çmimin e kalibrimit ne e kundërshtojmë prapë sepse ne nuk jemi kundër kalibrimit por jemi kundër çmimit sepse është shumë i lartë.
Bislim Mucaj drejtor i kompanisë “Lab Oil” ka thënë se nëse hyn në fuqi rregullorja e re për pastrimin e rezervuarve çdo tre vjet atëherë do të jetë një barrë shtesë për kompanitë e sidomos në kohë pandemie, ka thënë ai.
Madje ai ka kërkuar nga Ministria që të merr modele nga rajoni.
“Ministria të merr edhe modele nga rajoni dhe nuk 21 vjet pas luftës mos të kemi një ligj për derivate dhe nëse kjo rregullore hyn në fuqi që të pastrojmë çdo tre vjet atëherë është një barrë shtesë për ne në këtë kohë pandemie”, shkruan EO.
Tahir Zogaj nga kompania “Shell Kosova” ka thënë se së asnjë vend nuk parashihet pastrimi i rezervuarve çdo tre vjet.
“Ne jemi kundër këtij udhëzimi sepse në asnjë vend nuk parashihet që pastrimi i rezervuarve të ndodhë çdo tri vjet. Po ashtu jena edhe kundër çmimit të kalibrimit. Madje ligji i naftës duhet të kalojë sa më shpejt, ka thënë ai./Arbresh.info/
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...