Shoqata e Malazezëve të Kosovës ka reaguar lidhur me deklaratat e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan ndaj kryeministrit, Ramush Haradinaj.
Shoqata e Malazezëve thekson se kërcënimet dhe fyerjet e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ndaj Haradinajt treguan fytyrën e vërtetë të Erdoganit.
“Kërcënimet dhe fyerjet që Presidenti turk i dërgoi Kryeministrit të Kosovës treguan fytyrën e vërtetë të Erdoganit. Retorika e papërgjegjshme e Presidentit të Turqisë është larg kritikës miqësore, përkundrazi, është një përpjekje për të ndërhyrë dhe ndikuar në politikën e brendshme të Prishtinës zyrtare”, thuhet në reagimin e Shoqatës.
“…Prandaj theksojmë se jemi në dispozicion në të gjitha format e mbështetjes së padiskutueshme dhe të parezervë në mbrojtjen e interesave të përgjithshme të shtëpisë sonë të përbashkët”, thuhet në reagimin e kësaj shoqate.
Komuna e Prishtinës dënon shkatërrimin e pishave rreth Teatr...
Kryeministri Kurti mori pjesë në natën hapëse të ”Pris...
Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, përplasen...
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës