Shoqata e Malazezëve të Kosovës nëpërmjet një letre publike ka i ka kërkuar ministrit të Drejtësisë që ta ndërmarrë hapat e duhur për vonesën e padive nëpër gjykata, duke thënë se ata që duhet ta mbrojnë ligjin dhe ta sjellin drejtësinë në këtë mënyrë, luajnë dhe shkatërrojnë komunitetet, familjet ose individët.
Sipas kësaj shoqate, Prokuroria dhe gjyqësori, përmes zvarritjeve brutale dhe mosrespektimit të afateve ligjore, punojnë drejtpërdrejt kundër ligjit, palës së dëmtuar dhe vetë sistemit shtetëror.
Letër e hapur ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri
I nderuari ministër Tahiri
Për shkak të zvarritjeve joadekuate të gjykimeve civile, sistemi gjyqësor në Kosovë është bërë motivuesi më i rëndësishëm, bashkëpunëtori i tërthortë dhe mbrojtësi më i mirë i mashtruesve ordinerë.
Prokuroria dhe gjyqësori, përmes zvarritjeve brutale dhe mosrespektimit të afateve ligjore, punojnë drejtpërdrejt kundër ligjit, palës së dëmtuar dhe vetë sistemit shtetëror.
Konkretisht, Shoqata e Malazezëve të Kosovës ka ngritur një padi kundër kompanisë “IDEAL” nga Mitrovica e Jugut më 30 janar 2019, por ende nuk është caktuar qoftë edhe një seancë. Rasti i njëjtë është edhe me padinë që kam paraqitur personalisht kundër një personi fizik, më 29 qershor 2018.
I nderuar Ministër Tahiri, ne jemi në dijeni se ka raste që presin për drejtësi për më shumë se tetë vjet, dhe për këtë është pak të thuhet turp. Ata që duhet ta mbrojnë ligjin dhe ta sjellin drejtësinë në këtë mënyrë, luajnë dhe shkatërrojnë komunitetet, familjet ose individët. Prandaj, ne besojmë se do t’i ndërmerrni menjëherë hapat e duhur, në mënyrë që secili ta fitojë drejtësinë në afatin e caktuar ligjor.
Faleminderit paraprakisht,
Kryetar i Shoqatës së Malazezëve të Kosovës
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale