Shoqata e Kërkim-Shpëtimit nga Kosova, ka shpëtuar sot në Turqi një vajzë tre-vjecare nga rrënojat e tërmetit javën e kaluar.
Këtë e ka bërë të ditur vetë kjo shoqatë në Facebook, në njoftimin e së cilës u tha se edhe 10 ditë pas tërmetit, ata kanë arritur që ta shpëtojnë atë, përcjell arbresh.info.
Ndërkaq, ata kanë postuar edhe pamje të shpëtimit të vajzës.
“Lajmi më i bukur që mundet me ardh sot në ditën e 10 pas termetit shpëtimi i vogëlushes 3 vjeçare nga pjestarët e Shoqatës”, thuhet në njoftim.
Pjesëtarët e FSK-së deri më tani kanë arritur të shpëtojnë katër persona nga rrënojat, pas tërmetit që shembi qindra ndërtesa në Turqi.
Si pasojë e tërmetit 7.8 shkallësh të 6 shkurtit, që tronditi Turqinë dhe Sirinë vdiqën mbi 40 mijë persona./arbresh.info
Finlanda raporton dëmtime në kabllon e energjisë nënujore me...
Shoferi humb kontrollin, shtatë të lënduar në New York
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë