Google ADS

Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK’së i reagon Hotit pas vendimit për rregullimin e protezave

14:16 | 5 Shkurt 2021
V. S.

Shoqata e Invalidëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e ka kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës, e cila ka autorizuar dje Klinikën e Ortopedisë në Shërbimin Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës, që të bëjë furnizimin dhe rregullimin e protezave dhe ofrimin e shërbimeve të tjera për nevoja të invalidëve të luftës së UÇK-së.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, nga kjo shoqatë kanë thënë se kjo klinikë s’ka kapacitet teknike dhe specialist të kësaj fushe dhe kanë kërkuar nga Hoti që ta shqyrtojnë këtë vendim.

Qasja e juaj kryeministdr karshi invaliddve të luftës është gabim sepse buxheti i shtetit nuk duhet të t’kurret në protezat e atyre që i lan gjymtyrët e trupit në luftë , kemi ushtarë të UQK-së që i ka humbur dy këmbët e tij mbi gju dhe ka nevojë për dy proteza, kemi invalid që në luftë i ka humbur dy sytë dhe tash ka nevojë për dy proteza të syve, Invalid të tillë i kemi mbi 100 persona që kanë nevojë për proteza , Protezat e Invaliddve janë bërë jashtë Kosovës mbulimin e shpenzimeve kanë bërë gjithmonë Qeveritë e Kosovës , andaj shqyrtoje vendimin për proteza përndryshe këta invalid me gjymtyrët e humbura në luftë dhe protezat e amoftizuara, do të protestojnë javën që vjen para zyrave tuaja”, thuhet në komunikatë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme