Shoqata e Gastronomëve të Kosovës kërkon të votohet projektligji për rimëkëmbje dhe të prioritizohen sektorët

20:47 | 2 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka dalë me disa kërkesa të tjera pas kalimit të ligjit për rimëkëmbje të Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike në Komisionin Parlamentar për Buxhet dhe Financa.

“Sipas të dhënave nga Agjensioni Statistikor i Kosovës (ASK), është evidente që sektori i gastronomisë është më i godituri në vend. Të ardhurat dhe qarkullimi i sektorit të gastronomisë në krahasim me vitin 2019 dhe 2020, vetëm në tremujorin e dytë (TM2), rezultojnë të kenë pasur rënie prej 64%, si asnjë sektor tjetër në Kosovë”, thuhet në reagimin e gastronomëve.

Ata kanë bërë të ditur se nga dy sondazhe të bizneseve dhe punëtorëve të raportit hulumtues të ndikimit të pandemisë në gastronomi të përgatitur nga SHGK dhe Korb Marketing&Research, 88% e bizneseve deri në tetor të këtij viti, kanë pësuar humbje të thellë, dhe 12% prej tyre janë në rentabilitet.

Nga këto të fundit, vetëm 2% e bizneseve do të mund të mbijetojnë nëse nuk marrin ndihmë nga Qeveria, ndërsa 10% prej tyre do të falimentojnë.

Sipas këtij hulumtimi, nga ndikimi i pandemisë dhe masave të qeverisë në tregun e punës, kemi të raportuar që 36% e bizneseve të gastronomisë janë detyruar që të largojnë nga puna punëtorët e tyre si pasojë e zvogëlimit të vëllimit të ushtrimit të veprimtarisë dhe problemeve të likuiditetit, apo rreth 10,000 punëtorë të larguar nga puna.

“Nëse kjo atmosferë e shkaktuar ekonomike vazhdon edhe më tutje, bizneset nuk do të mund t’i mbijetojnë kësaj situate, dhe 56% e tyre kanë raportuar që do të largojnë edhe më shumë staf nga puna, që i bie të kontribuojë në 5.5% rritje të shkallës së papunësisë në Kosovë apo 9,950 punëtorë të tjerë”, thuhet tutje në reagim.

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës përveç që bën thirrje për votimin e Projektligjit këtë të premte, poashtu kërkon që sektori i gastronomisë duhet të prioritizohet nga sektorët e tjerë në kuptim të mbështetjes financiare (duke marrë parasysh gjendjen alarmante të pasqyruar nga të dhënat e cekura më lartë).

Andaj, domosdoshmërisht mjetet që pritet të destinohen për sektorin privat nga ky Projektligj në vlerë prej 200 milion euro, duhet të ndahen në proporcion me dëmet që janë shkaktuar nga pandemia dhe masat e qeverisë në secilën industri përkatëse, e jo njëjtë për të gjithë sektorët.

Ushtarët amerikane duke monitoruar kufijtë e Kosovës të mbuluar nga mjegulla.

Të ngjashme