Google ADS

Shoqata e Gastronomëve: Policia ka intervenuar mbrëmë kundërligjshëm në disa klube

21:25 | 16 Korrik 2021
L G

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës përmes një komunikate për media thotë se mbrëmë Policia ka bërë intervenime të kundërligjshme në disa klube të natës.

Në komunikatë thuhet se intervenimet ishin të kundërligjshme.

“Mbrëmë në disa lokale të natës në Komuna të ndryshme në Kosovë, janë vërejtur disa intervenime të kundërligjshme të policisë, duke i shpërndarë masat e njerëzve në mënyrë të padrejtë.
Vendimi i miratuar në Mbledhjen e fundit të Qeverisë, përkatësisht atij me Nr. 19/19, është publikuar dje në gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës. Me publikimin e një Vendimi në Gazetë Zyrtare, automatikisht lejohet veprimtaria e bizneseve afariste në pajtim me Vendimin që është marrë.Vlen të theksohet se në këtë Vendim, përveç punës së gastronomisë që është ndryshuar, ku të premtën dhe të shtunën është mundësuar orari i punës deri në ora 12:00 të mbrëmjes, është mundësuar edhe funksionimi i Klubeve të Natës deri në ora 1:00 pas mesnate, ku nuk ka kufizim për asnjë ditë të javës”, thuhet në reagim.

Tutje, në reagim thuhet se “është e padrejtë kjo fushatë që ndodhi, sidomos mbështetur në faktin që ky nënsektor nuk ka operuar që 1 vit e 5 muaj, duke bërë kompromis të jashtëzakonshëm, e duke vuajtur pasojat e pandemisë më së shumti”.

“Klubet e Natës jo që kanë qenë të kujdesshme gjatë gjithë pandemisë, por edhe hapjen e tyre e kanë bërë ashtu siç duhet në pajtim me Vendimin e fundit të Qeverisë. Andaj, i bëjmë thirrje Qeverisë që të angazhohet menjëherë dhe në çdo rast, duke i informuar institucionet përgjegjëse për zbatimin e jurisdiksionit të tyre në mënyrë të drejtë, në pajtim me Vendimet dhe Ligjet në fuqi”, vijon njoftimi.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka lehtësuar masat antiCOVID, ku ka lejuar edhe klubet e natës të punojnë deri në ora 01:00.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme