Anëtari i Shoqatës së Gastronomve të Kosovës, Fatos Mexhuani, ka treguar se a është rritur çmimi i kafesë.
“Sa kemi informata si shoqatë edhe si qytetarë 50 cent kafe nuk ka pasë kurrë në qytet, ndoshta vetëm në ndonjë vend të vogël ose hapësirë të vogël”
“Çmimet nuk janë rritur sa bisedova me të gjithë kolegët në shoqatë nuk është bërë rritje e çmimit të kafesë është i njëjtë nga 70 cent deri në 1 euro”.
“Ndërsa ka lokale të tjera që mund të vendosin vet çmimet sepse tek ne është ekonomi e lirë, ata munden t’i vendosin çmimet më shumë për 10 apo 20 cent, por për më shumë nuk ka shanse”.
Mexhuani në Edicionin Special të Klan Kosovës ka folur edhe për raportet e gastronomëve me qeverinë e kaluar dhe atë të sapo formuarën.
“Me qeverinë e kaluar kemi përfituar nga pako emergjente 170 euro për punëtor, ndërsa 50 përqindëshit për mbulim të qirasë shumica ende nuk i kanë përfituar qiratë, nuk kemi marrë deri sot informata që i kanë marrë”.
“Ndërsa me qeverinë e re akoma nuk kemi pasë ndonjë takim”, ka thënë Mexhuani./klankosova/
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...