Në mbledhjen e sotme të Komitetit për Menaxhimin e Pandemisë COVID-19, janë propozuar masat e reja që priten të miratohen nga ana e Qeverisë ditën e hënë. Këto masa kanë të bëjnë me ndryshimin e orarit të punës së gastronomisë dhe qendrave tregtare nga ora 21:00 – 05:00 (përveç shërbimeve “merr me vete”).
Shoqata e Gastronomëve të Kosovës kërkon që të respektohet çdo vendim që ka për qëllim luftimin dhe parandalimin e përhapjes së infeksionit.
Mirëpo, shoqata ka thënë se kritikon dhe thekson duke i’u drejtuar institucioneve publike në përgjithësi, sidomos ngadalësisë së Kuvendit për të sjellë ligje, Qeverisë për të marrë vendime, dhe Ministrisë së Financave në veçanti, për të dhënë propozime dhe vendime adekuate dhe efikase në kohë sa më të shkurtër, pasiqë ende nuk ka një formulë ekonomike dhe politike se si duhet të dilet nga kjo gjendje duke pasur parasysh pasojat e rënda të këtyre masave.
“Sektori i gastronomisë, edhe pa këto paralajmërimet e fundit është shumë i goditur dhe është duke vuajtur konsekuencat e masave të aplikuara gjerë më tani. Mirëpo, nëse vazhdojmë me këtë ritëm të bërjes së politikës dhe ndërhyrjes së shtetit në ekonomi, padiskutim që gastronomia do të ketë përmbysje dhe vështirë që do të rikuperohet për tu bërë siç ishte para pandemisë”, thuhet në një komunikatë SHGK-së.
Andaj, shoqata u ka bërë thirrje institucioneve publike që të vazhdojnë të menaxhojnë pandeminë, të cilën shoqata do ta mbështesë me të gjithë kapacitetin që posedon. Në anën tjetër shoqata urgjentisht, propozon që institucionet relevante të vazhdojnë me subvencionimin e linjës së pagave të punëtorëve, të fillojnë me subvencionimin e qirasë, ndarjen e granteve që stimulojnë afarizmin në gastronomi, dhe krijimin sa më të shpejtë të një pakoje që ka për qëllim mbështetjen e sektorit në pajtim me kërkesat tona.
Për më tepër, SHGK ka caktuar mbledhje të jashtëzakonshme të hënën në ora 14:00 pranë hapësirave të OEK – së , për të shteruar propozimet e anëtarëve të Kuvendit, dhe vendosur lidhur me hapat e ardhshëm që do të ndërmirren nga ne.
“I’u lutemi të gjithë gastronomëve, qytetarëve, dhe institucioneve që të bashkëpunojnë më shumë në luftimin dhe parandalimin e virusit, dhe të balancojnë harmoninë e marrjes së vendimeve që luftojnë pandeminë në njërën anë, dhe përkrahin ekonominë në anën tjetër!”, thuhet në reagimin e SHGK-së. /arbresh.info/
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...