Google ADS

Shoqata e Gastronomëve e fton Qeverinë Kurti për bashkëbisedim: Nuk duam protesta, por bashkëpunim

23:13 | 23 Mars 2021
Arbresh.info

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, ka ftuar për bashkëbisedim qeverinë e sapoformuar, për të cilën kanë thënë se e kanë premtuar një gjë të tillë.

Kllokoqi, me anë të një statusi në ‘Facebook’, ka thënë se duan ta kursejnë në ditët e para me protesta e zhurmë Qeverinë Kurti, teksa ka kërkuar bashkëpunim nga ta.

“Ne nuk duam ta kapim per fyt qysh ne ditet e para, me presion, zhurme, protesta. Ne thjeshte kerkojme nga ta bashkepunim, qe te dalim nga kjo krize e perbashket qe po kalojmë”, thuhet në postim.

Postimi i plotë:

Si Kryetar i Shoqates se Gastronomve te Kosoves, Kryeministrit dhe Qeverise se re i uroj suksese dhe pune te mbare.

Qeveria e re e ka marre shtetin ne dore ne situaten me te rende te shendetit publik dhe ekonomise.

Ne nuk duam ta kapim per fyt qysh ne ditet e para, me presion, zhurme, protesta.

Ne thjeshte kerkojme nga ta bashkepunim, qe te dalim nga kjo krize e perbashket qe po kalojme.

Po shpresojme qe lajmet mos t’i marrim vesh nepermjet mediave, po ashtu siç na eshte premtuar nga vete subjekti qe tanime ka filluar qeverisjen, qe te ulemi se bashku, te bisedojme, dhe vendosim per te ardhmen.

Vetem bashkarisht mund te kalojme krizat e shendetit publik dhe shendetit ekonomik!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme