“Taksa e vënë dje ndaj importeve të produkteve të importuara me origjinë nga Serbia dhe nga Bosnja dhe Hercegovina, nga MTI-ja është një lajm që e kanë pritur kahmoti gjithë prodhuesit e vendit tonë, e sidomos ne fermerët që jemi përballur me një tregëti të padrejtë nga këto dy vende”, thuhet në njoftimin për medie.
Sipas komunikatës në kohën kur vijnë raporte zyrtare për rënien e prodhimit të qumështit vendor ky vendim do ta nxisë këtë prodhim në kahje pozitive.
“Viteve të fundit, për shkak të importit të pakontrollluar të qumështit dhe prodhimeve të tij, si dhe ndikimit të vajit të palmës, anëtarët e shoqatës sonë na kanë njoftuar vazhdimisht për ulje të numrit të krerëve të lopëve, andaj ne e falenderojmë Ministrinë e Tregëtisë dhe Industrisë për këtë vendim si dhe e inkurajojmë për vendime të ngjashme edhe në drejtim të vajit të palmës. Me ardhjen e Endrti Shalës në krye të kësaj ministrie ne kemi parë një elan të ri në drejtim të mbrojtjes së prodhuesve vendorë, andaj ne i ofrojmë përkrahjen tonë të pakompromis minsitrit dhe ministrisë në përgjithësi në mbrojtje të prodhimeve vendore.
Me këtë shkas ftojmë edhe institucionet përgjegjëse për rregullimin dhe kontrollin e tregut që të jenë më vigjilentë dhe të kryejnë punën e vet në mënyrë që të kemi një treg korrekt në vend. Poashtu, shpresojmë fuqishëm që ky vendim të ketë kohëzgjatje dhe të mos bëhet pre e interesave tregëtare sikurse vendimet e mëhershme”, thekson njoftimi./arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...