Shoqata e Bankave të Kosovës ka dënuar fuqishëm aktin e sotëm të grabitjes me armë zjarri në një bankë në Shtime, me ç’rast edhe ka kërkuar nga organet e rendit që sa më parë t’i sjellin para drejtësisë kryersit e këtij akti të shëmtuar kriminal, të cilët nën kërcënimin e armës, rrezikuan sigurinë e punëtorëve, qytetarëve dhe pjestarëve të policisë.
Nga kjo shoqatë kanë thënë se Grupet e tilla kriminale, të cilat synojnë të dëmtojnë bizneset e Kosovës, e në veçanti bankat e që rrezikojnë mirëqenien e qytetarëve dhe dëmtojnë rëndë imazhin e Kosovës, duhet të identifikohen sa më parë dhe të njëjtit të marrin dënimin e merituar, njofton arbresh.info
“Shoqata e Bankave të Kosovës, me qëllim të ngritjes së sigurisë në sektorin bankar, në muajin Shkurt të këtij viti, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Ministrin e Punëve të Brendshme, Policinë e Kosovës dhe Bankën Qendrore të Kosovës, me qëllim avancimin e bashkëpunimit për ngritjen e nivelit të sigurisë në sektorin bankar në mënyrë që bankat, personeli i tyre dhe qytetarët të kenë një ambient sa më të sigurt për zhvillimin e aktivitetit të tyre” thuhet në reagimn e kësaj Shoqate./Arbresh.info
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë