Për shkak të krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia Covid-19, qytetarët mezi po presin të dalin paratë e 10 përqindëshit.
E lidhur me këtë Shoqata e Bankave të Kosovës ka një thirrje për të gjithë përfituesit që me rastin e tërheqjes së 10% të shfrytëzojnë shërbimet “E-banking” dhe kartelat për të kryer blerje e pagesa, shkruan portali arbresh.info
Kjo për shkak se pagesat përmes instrumenteve elektronike janë më të lira, më efikase dhe më të sigurta për qytetarët, thonë nga SHBK.
Njoftimi i plotë:
Duke marrë parasysh numrin e madh të kërkesave të qytetarëve për tërheqje të 10% të mjeteve nga Trusti, si dhe situatën e pandemisë në vend, Shoqata e Bankave të Kosovës iu bën thirrje të gjithë përfituesve që kanë aplikuar për të tërhequr 10% të mjeteve nga Trusti, që pas njoftimit për transferimin e mjeteve në xhirollogaritë e tyre të shfrytëzojnë sa më shumë instrumentet elektronike si shërbimi ‘e-banking’ dhe kartelat bankare për të kryer blerje dhe pagesa. Pagesat përmes instrumenteve elektronike janë më të lira, më efikase dhe më të sigurta për qytetarët.
Megjithatë, për rastet kur është e domosdoshme tërheqja fizike e parave të gatshme lusim qytetarët që të përdorin rrjetin e bankomatëve të bankave, i cili është i shtrirë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe do të jetë në dispozicion me kapacitetet të plota. Në këtë formë do të shmangen pritje në radhë të gjata brenda degëve të bankave duke parandaluar shpërndarjen e COVID-19 dhe pritjeve të panevojshme në radhë.
Sektori bankar gjatë gjithë kësaj kohe do të vazhdojë të ofrojë të gjitha shërbimet financiare me kapacitet të plotë për të gjithë klientët bankar duke ofruar shërbimet në mënyrë sa më të lehtë, të shpejtë dhe të sigurte./arbresh.info/
Lamtumirë Nadal – demi përshëndetet me tenisin
Kumbaro uron një ditë të mbarë nga Parku i Madh i Tiranës
Gjermania do të furnizojë Ukrainën me 4 mijë dronë inteligje...
SHBA-ja e mbyll Ambasadën në Kiev shkaku i rrezikut nga sulm...
Kurti falënderon ushtarët bullgarë që shërbejnë në Kosovë në...
Pacolli: Peci nuk duhet të tentojë të devijojë vëmendjen duk...