Shoqata Çamëria ka bërë thirrje për protestë paqësore kundër lirimit të maqedonasit që i mori jetën katërvjeçarit Almir Aliu, shkruan arbresh.info
Në njoftimin e kësaj shoqate thuhet se protesta do të mbahet me 21 mars para Teatrit Kombëtar në orën 12:00
Shkrimi i tyre i plotë:
Shoqata Çamëria Kosovë bën thirrje të gjithë shqiptarëve që të bashkangjiten në protestë paqësore për ALMIRIN!
Kjo protestë ka karakter senzibilizues me rastin e lirimit të kriminelit sllavo-maqedon që e vrau Almirin, dhe se “drejtësia” e Maqedonisë e liroi nga burgu vrasësin e Almirit.
Ju bëjm thirrje të gjitha organizatave, shoqatave, OJQ-ve që ta mbështesin këtë protestë!
Sot ndodhi me Almirin, neser mund të ndodhë me fëmiun tënd.
Protesta mbahet në Prishtinë me 21.03.2018 para Teatrit Kombëtar duke filluar nga ora 12:00
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...