Mbrëmë rreth orës 23:00, në Prishtinë në rrugën “Bajram Curri”, një shok-bombë është hedhur në drejtim të një gjyqtari të EULEX-it, nga një person i panjohur.
Burime të Kallxo.com nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar incidentin i cili ndodhi te vendi i quajtur “Moving Tower”.
Policia tha se rreth orës 23:02 ka pranuar informatën për një shpërthim në rrugën “Bajram Curri”, ndërsa njësitet policore dhe hetimet kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
Sipas burimeve policore, nga hetimet e para është konstatuar se derisa gjyqtari i EULEX-it ka qenë duke kaluar, një person i panjohur kishte gjuajtur një shok-bombë në drejtim të tij.
Mjeti kishte shpërthyer por pa shkaktuar dëme materiale apo lëndime në njerëz.
“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy fishekë të pashkrepur, siguresa e bombës, luga e bombës dhe shok-bomba e shpërthyer. Personi i dyshuar ka ikur në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës. Rasti është iniciuar dhe mbetet në hetime”, thuhet në një raport policor.
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike