Njësiti policor ka ndaluar një automjet në Prishtinë dhe gjatë kontrollit në trupin e shoferit janë gjetur nëntëmbëdhjetë qese me marihuanë.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, në rrugën “Hollger Petersen”.
I dyshuari ka deklaruar se substancat narkotike i ka blerë nga një person tjetër.
Policia ka bastisur shtëpinë e personit të cilin e ka përmendur i dyshuari, ku ka gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me tre fishekë.
Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ndërkaq pas intervistimit janë liruar me urdhër të prokurorit.
“Rr. Hollger Pedersen, Prishtinë 26.12.2021 – 20:31. Njësiti policor ka ndaluar një automjet dhe gjatë kontrollit në trupin e shoferi mashkull kosovar janë gjetur nëntëmbëdhjetë qese me substancë të dyshuar narkotike Marihuanë. Sipas tij substancën e ka blerë nga i dyshuari mashkull kosovar. Është bërë bastisje në shtëpinë e të dyshuarit të dytë dhe është konfiskuar në armë zjarri me tre fishekë. Dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...