Vala e të nxehtit tropikal ka përfshirë këto ditë edhe Kosovën, shkruan portali arbresh.info.
Në javën e fundit temperaturat në vendin tonë kanë lëvizur nga 33 deri 38 gradë Celsius dhe duket se do të vazhdojnë edhe më tej.
Këtë paralajmërim e ka bërë edhe ueb faqja ‘MeteoAlarm’ që tregon vendet e rrezikuara nga temperaturat. Kjo faqe Kosovën e ka futur tek alarmi i kuq që do të thotë kushte jashtëzakonisht të rrezikshme atmosferike, sidomos nëse zgjat disa ditë rresht. Jeta u rrezikohet njerëzve (sidomos të sëmurëve kronikë, njerëzit nën terapi dhe kontroll mjekësor ose meteoropatëve) dhe kafshët, thuhet më tej në këtë ueb faqe.
Me këtë mot të rrezikshëm priten probleme serioze në furnizimin me energji elektrike, problemet të trafikut. Kushte atmosferike jashtëzakonisht të favorshme për pyjet dhe zjarret e tjera.
Prandaj shmangni daljet në orët e pikut, sepse temperaturat pritet të arrijnë deri në 38 gradë Celsius, sipas paralajmërimit të tyre./Arbresh.info
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj