Kryetarja e trupit gjykues, Mapi-Feld Folia ka bërë të ditur se do të ketë ndryshime sa i përket dëgjmit të dëshmitarëtve për muajin nëntor dhe dhjetor.
“Trupi gjykues vërën parashtrimin e ZPS-së mbi rendin e rishikuar të dëshmitarëve për muajin tetor, nëntor dhe dhjetor që është parashtrim i protokolluar 229”, tha Folia, raporton arbresh.info
Ajo tregoi se gjatë këtyre muajve nuk do të jetë e mundur që të mbahet sesioni i katërt gjatë ditës, në secilën ditë, që do të thotë se tani trupi gjykues do të dëgjojë dëshminë e vetëm një dëshmitari në javë.
“Jemi informuar si trup gjykues nga zyra administrative se gjatë muajve në vijim nuk do të jetë e mundshme që të mbajmë sesion të katërt gjatë ditës, në secilën ditë, prandaj trupi gjykues do të mund të dëgjojë dëshminë e vetëm një dëshmitar në javë, nësë koha e vlerësuar nga ZPS-ja për pyetjet kryesore nuk është më shumë se dy orë për dëshmitar”, tha tutje kryetarja e trupit gjykues.
Në këtë rast në 1 javëq mund të dëgjoheshin dy dëshmitar të tillë, por duke pasur parasysh që dy dëshmitarë duhen dëgjuar së bashku, trupi gjykues propozon të ndjekë rendin e propozuar nga ZPS-ja me përjashtim të dëshmitarëve 4391, 4390 dhe 4676.
Propozimi i trupit gjykues është propozim sepse duhet të shikojmë edhe padhunueshmërinë për arsye të tjera, është që të dëgjohet dëshmia e dëshmitarit 4676 në periudhën 17, 19 nëntor 2021 dhe dëshminë e dëshmitarëve 4391 dhe 4390 në periudhën 22 deri 26 nëntor.
Arsyeja për këtë ndryshim është se trupi gjykues në javën e 22 nëntorit ka vetëm 3 ditë radhazi në dispozicion për të dëgjuar dëshmitarët.
“Arsyeja për këtë ndryshim të propozuar është që në javën e 22 nëntorit, trupi gjykues ka në dispozicion, siç i’u është komunikuar, palëve dhe mbrojtjes jo më shumë se 3 ditë radhazi për të dëgjuar dëshmitarët. Pra nëse duhet të dëgjojmë dy dëshmitarë, pra në këtë rast do të na duhet më shumë disponim, duke mbajtur parasysh edhe numrin e propozuar të orëve të bërjes së pyetjeve dëshmitarit nga ZPS-ja”, bëri të ditur kryetarja e trupit gjykues.
Ndryshe Folia njoftoi se dëshmitarët e mbrojtur 4601 dhe 4484 do të japin dëshminë në janar të vitit 2022.
“Për shkak të caktimit të orëve, të kohës pra, për seanca gjyqësore dëshmitari 4485 me shumë gjasë do të caktohet të dëshmojë në periudhën 13, 15 dhjetor dhe dëshmitaret 4601 dhe 4484 me shumë gjasë do të jap dëshminë në janar të vitit 2022”, njoftoi Folia./arbresh.info/
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez