Shkurte Fejza e Ilir Shaqiri do të këndojnë në Seancën Solemne të Kuvendit të Kosovës

10:19 | 5 Mars 2024
E.K

Dy artistët e njohur të skenës shqiptare, Ilir Shaqiri dhe Shkurte Fejza do të jenë mysafirë special në Kuvendin e Kosovës.

Këtë lajm e ka konfirmuar këshilltari i Glauk Konjufcës, Ilir Kërçeli.

“Sërish vjen marsi” dhe “Mora Fjalë” do të jenë dy këngët që do të interpretohen nga artistët për Kuvendin e Kosovës.

“Sërish vjen marsi me i thur’ kangë bash legjendarit, e t’i themi se gjaku i tij është vet liria që ka ardh.”, shkroi ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme