Dy shkupjanë kanë marrë padi penale për mashtrime, pasi kanë gënjyer një shtetas të Kosovës i cili ka qenë në burgun e Maqedonisë, se do t’i sigurojnë falje nga presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov, në këmbim të 8 mijë eurove, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Policia ka ngritur padi penale kundër A.T (37) dhe Z.P (46) dhe i ngarkon se prej muajit maj 2014 deri në mars të 2015 kosovarin e kanë mashtruar se do t’i sigurojnë falje të dënimit të tij të mbetur.
Pasi ia ka marrë paratë, A.T shtetasit të Kosovës i ka kthyer vendime të falsifikuara për falje dhe dokumente tjera, me pretendime se janë të nënshkruara nga presidenti.
Ndryshe, presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, me rastin e festës kombëtare maqedonase “Ilinden” do të fal 58 persona, mes të cilëve edhe të dënuar për vrasje dhe mashtrime.
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...