Ishte planifikuar të mbahej më 15 dhe 16 mars, në Shkup ose Ohër, por takimi që pritej të mbahet në Maqedoninë e Veriut në kuadër të procesit të “Open Ballkan” është anuluar, njofton eksluzivisht indeks.mk.
Burime të sigurta të indeks.mk gjithashtu e konfirmojnë informacionin dhe thonë se takimi i paracaktuar mes Maqedonisë, Serbisë dhe Shqipërisë tashmë është gati për tu anuluar.
Situata në Ukraine dhe agresioni rus, por edhe qëndrimi kontestues serb në këtë konflikt mund të janë arsyet kryesore për këtë vendim.
Kovaçevski, Vuqiç dhe Rama pritej të mbajnë takimin e parë të formatit Open Balkan pas ikjes së ish Kryeministrit Zoran Zaev.
Ndryshe, takime të këtij niveli paraprakisht janë zhvilluar në Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Shqipëri.
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...