Kandidati për deputet në listën e Partisë Euroatlantike të Kosovës, Shkumbin Demolli ka dhënë dorëheqja nga partia e Milaim Zekës.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se është larguar nga lista për deputet e kësaj partie, andaj edhe ka dhënë dorëheqja nga PEK-u.
“Të dashur miq, ka pak ditë që jam antarësuar në PEK. Fillimisht u propozova për deputet e më pastaj më thanë se s’je në listën përfundimtare, arsyeja që jam larguar nga lista që është që kryesia paska vendosë kështu. Jam kundër krimit, haraqit, korrupsionit”, ka shkruar Demolli.
Ai ka thënë se përfundimisht i ka ndarë rrugët me partinë e Milaim Zekës.
“Me keqardhje dua të ju njoftoj se më s’jam në listë për deputet në këtë mandate, përfundimisht i ndaj rrugët me këtë parti, me mashtrues nuk mund të qëndroj”, ka thënë ai.
https://www.facebook.com/shkumbin.demolli.3/posts/2152730321505711
Sot dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora
Përurohet sot renovimi në hemodializën të Spitalit në Prizre...
Parashikimi i motit për sot
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...