Google ADS

Shkumbin Demaliaj: Kam listën e familjarëve të 42 politikanëve të punësuar në Telekom

13:40 | 14 Maj 2019
Arbresh.info

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga AAK, Shkumbin Demaliaj e ka quajtur prishje të hetimeve thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për gjendjen ne Telekom.

Ai po ashtu ka thënë se kjo është bërë në qëllim, shkruan arbrsh.info

“Gabimi më i madh nga opozita është thirrja e kësaj seancë sepse ju jap mundësia me pas qasje në dokumentacion dhe kjo është për me i prish hetimet”, ka thënë ai.

Demaliaj ka shtuar se ka listën e të afërmeve të 42 politikanëve të punësuar në Telekom.

“Po të ju ikë të gjithë marrëveshjeve dhe shkeljeve të dëmshëm po flitet për disa të punësuar në postë, për 42 politikanë të rangut të lartë dhe udhëheqës të partive politike i kam në këtë listë që kanë anëtarë nga 4 e 5 të punësuar në Telekom”, ka thënë ai.

Ai po ashtu ka thënë se nuk do të publikoj këtë listë por do t’ia jap Komisionit Hetimor për Telekomin anëtarë i të cilit është edhe  Demaliaj.

Gjatë kësaj seance ngjashëm ishte deklaruar edhe deputetja tjetër e AAK-së, Donika Kadaj Bujupi. Ajo duke kërkuar fillimin e hetimeve nga Prokuroria nëse familjarët e anëtarëve të AAK-së janë punësuar jashtëligjshëm.

Kadaj gjithashtu ka kërkuar që deklaratat për punësime të ndalen në të kundërtën edhe ata do të publikojnë listat e familjarëve të opozitës të punësuar në Telekomin e Kosovës/Arbresh.info/

 

Lexo edhe: Donika Kadaj: Na keni lodhë, mjaftë ose do t’i publikojmë edhe ne punësimet tuaja në Telekom

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme