Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Spitalor dhe Klinik të Kosovës ka dalë me vendim për të mos lejuar publikimin e operacioneve pa autorizim.
Kallxo.com ka siguruar vendimin që thotë se ndaj mjekëve që nuk respektojnë këtë urdhëresë mund të pasojnë masa diciplinore.
“Në rrjetet sociale në vazhdimësi po publikohen statuse, fotografi dhe video nga ambientet e punës në institucionet përbërëse të SHSKUK-së. Në shumë raste publikohen pamje edhe nga salla e operacionit dhe intervenimeve të tjera, me ç’rast nuk ka asnjë kriter, pra ra shumë shpesh po hasim edhe në pamje tërësisht profesionale mjekësore nga salla e operacionit dhe intervenime të tjera e që nuk janë për publikun”, thuhet në vendimin e nxjerrë nga Basri Sejdiu, Drejtor i Përgjithshëm i QKUK-së.
Ky vendim ka shkaktuar pakënaqësi te një doktor i cili vetëm dje kishte bërë publikimin e një operacioni të rrallë.
Laparaskopisti, Salih Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se atij i është tërhequr vërejtja nga organet e larta të QKUK-së lidhur me publikimin e videove që sipas tyre duhet të bëhen vetëm me leje të Drejtorisë për Informim dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Sipas dr. Krasniqit, ky vendim po vie pasi ai publikoi ditën e djeshme videon e një operacioni të rrallë në QKUK.
Sipas mjekëve, operacioni i kryer është i vetmi në botë.
Krasniqi konsideron se ky vendim është i padrejtë pasi është mirë që të pasqyrohet edhe puna e mirë e mjekve të këtij institucioni publik.
“Publikimi i cilit do që ka të re diçka është e mirëseardhur dhe mendoj se duhet publikuar që të njoftohet popullata se edhe te ne punohet si në Perëndim. Por vendimi është vendim”, shkroi Krasniqi.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...