Google ADS

ShKShMK shpëton një turiste gjermane në majën e Hajlës

21:57 | 21 Korrik 2024
E.H

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës (ShKShMK) ka bërë të ditur se sot e kanë shpëtuar një turiste gjemane në majën e Halës, në kufi mes Kosovës dhe Malit të Zi.

ShKShMK bënë të ditur se rreth orës 13:00 kishin pranuar një thirrje emergjente për një rast aksidenti dhe se turistja pësuar lëndim në këmbë.

“Shumë shpejtë një ekip e ShKShMK-së nga Stacioni i Pejës janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Më të arritur në vend kanë ofruar ndihmën e parë dhe kanë bartur të lënduarën në Spitalin Rajonal të Pejës. Shërim të shpejtë për turisten dhe përgëzime për punën dhe gatishmërinë shpëtueseve dhe udhëheqësve malor”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme