Shkrimtari kosovar, Ag Apolloni lidhur me rastin e sulmit ndaj Arbana Xharrës ka reaguar në Facebook, ku ndër tjera ka treguar se pse nuk solidarizohet me Xharrën
Ai më tej thotë se edhë vet ka qenë i kërcënuar dhe sulmuar por që rastet nuk i ka paraqitur në polici dhe as si ka bërë publike.
Apolloni thotë se nuk bashkëndjenjë me Xharrën sepse beson se rastet e tilla po përdoren si reklamë për ngritje në qendër të vëmendjës.
Ja shkrimi i plotë i Ag Apollonit:
“Kjo është koha e qyqarëve
Deri dje e sulmuan në Facebook, me të drejtë, sepse kaloi nga njëri skaj në tjetrin, duke u bërë shembull i rrences, mashtrueses, hipokrites, kurse tani e mbrojnë si “viktimë”. Pra, kaluan nga sulmi në mbrojtje. Unë, për vete, s’mund të solidarizohem me hipokritët, as dua të merrem me dhunuesit.
Është bërë shprehi kohëve të fundit që të zgjohet mëshirë jo vetëm nëpërmjet të qenit i rrahur, si në këtë rast, por edhe nëpërmjet të qenit i kërcënuar. Shpesh rrahja dhe kërcënimi shfrytëzohen si reklamë. Mjafton që filani të thotë se e kanë kërcënuar dhe “vërshon” si diarre solidarizimi nëpër facebook dhe portale, e mos të flasim më për rastet kur filani ka “fatin” të sulmohet fizikisht. Atëherë, kemi solidarizim me lot e me qyrra.
Shteti të cilin sot e përkrah “e rrahura” e djeshme, është shtet që të kërcënon, të rreh, të vret. Edhe në rastin kur nuk e bën asnjërën nga këto, ky shtet nuk të mbron. E kjo është njësoj.
Unë vetë kam qenë i kërcënuar me mesazhet më të poshtra dhe më “tmerruese” në facebook, email e telefon, por thjesht, kam fshirë nga facebook-u kërcënuesit dhe, shpesh, kam ndërruar numrat e telefonave. Po ashtu, disa herë, për shkak të shkrimeve të mia, ma kanë sulmuar makinën (kerrin): m’i kanë thyer pasqyrat, m’i kanë lyer gomat me s’di çfare “llaku”, m’i kanë shqyer gomat me thikë (kjo më ndodhi edhe para pak javësh), por kurrë s’e kam paraqitur rastin në polici, edhe pse familjarët e mi kanë menduar se duhej të bashkëpunoja me policinë për këto raste.
Ja ku po ju them publikisht: mund të më shihni të vdekur, por jo të frikësuar. Unë s’i besoj këtij shteti, s’i besoj kësaj policie. Më parë e ndërroj kokën, sesa bindjet.
Ata që ndërrojnë bindjet si kjo “e rrahura” e djeshme, s’do ta kenë kurrë përkrahjen time, as në raste si ky që i paska ndodhur mbrëmë.
Mos harroni çka ka thënë Virgjili: Fati i do të guximshmit!”/Arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit