Mirsad Shkreta nga Lëvizja Vetëvendosje, i ka replikuar shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahirit, për gjuhën e përdorur në prani të të gjithë në seancën e sotme parlamentare.
”I nderuar koleg, Albelard, robtë e tu, munden me qenë më të ofenduar se robtë e tanë, për atë që e the më herët”.
”E kryetari yt, në vend që të merrej me gjuhën që përdore ti, do me na e mësu gjuhën tonë, se si të sillemi, e si të flasim në parlament”.
”Kjo flet për hipokrizinë e opozitës, edhe kur thotë që duhet të hetojnë secilin fakt, në këto 20 vite, e refuzon Komisionin Hetimor për 10 vjet, duke e përfshirë secilën kërkesë të opozitës”.
”Zotri kryetar i PDK-së, ne mund të kemi qenë në rrugëtimin tonë bashkë në faza të ndryshme. Por, ne nuk vimë nga rruga në profesionet tona. Shembullin e rrugës në politikë e keni ju. Ne kemi ardhë nga profesionet tona fisnike, me dhanë kontributin tonë siç po bëjmë edhe sot”./arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...