Vetëm gjatë kësaj jave janë konfiskuar 12 armë nga Policia e Kosovës nëpër ahengje familjare.
U arrestua pasi gjuajti më armë zjarri në një aheng familjar, mund të jetë ndoshta ky lajmi më i shpeshtë që ka qarkulluar nëpër media, pasi që pothuajse çdo ditë Policia përmes raportit 24 orësh njofton opinionin publik se ka shumë të tilla raste.
Por çfarë duhet të bëhet më shumë në këtë drejtim, që të vetëdijesohen qytetarët, flet për Arbresh.info, njohës i çështjeve të sigurisë, Avni Ismali.
Ai thotë se përdorimi i armëve në ahengje është shndërruar në një zakon.
“Përdorimi i armëve në ahengje, familjare ose në festat e ndryshme në Kosovë, duket sikur është shndërruar në një zakon. Kemi pasur rast që është përdorur edhe armë luftarake nëpër ahengjet e ndryshme”, deklaron Ismali.
Ani pse sipas tij viteve të fundit ka rënë dukshëm kjo dukuri e keqe, Islami thotë se duhet të punohet akoma më shumë deri në vetëdijesimin e qytetarëve.
“Mendoj që në 20 vitet e fundi ka rënë dukshëm, kjo ka ndodh për vetëdijesimin dhe emancipimin njerëzor. Mirëpo si duket akoma është e nevojshme, pasi ende përdoret arma në ahengje por jo si më herët, në këtë aspekt duhet të punohet më shumë që të bëhet edhe më shumë vetëdijesimi i qytetarëve për rrezikun që i kanoset së pari vetës, e më pas edhe rrezikun që mund ta ndejnë edhe të tjerët”, pohon ai.
Ai thotë se vazhdimisht duhet të ketë aksione për vetëdijesimin e qytetarëve, dhe se shteti duhet të investojë më shumë në këtë drejtim.
“Për të evidentuar këto ose më mirë të themi që të ose përdorën armët, duhet që vazhdimisht të merren aksione për vetëdijesimin e qytetarëve dhe shteti duhet të investojë më shumë në këtë drejtim qoftë në shkolla qoftë përmes mediave, përmes fletushkave, armët janë të ndaluara sepse shkaktojnë rrezik të përgjithshëm”, shton Islami.
Tutje ai shton se për tu vetëdijesuar si shoqëri luan shumë rol të madh, familja, shoqëria, shkolla dhe institucionet e shtetit.
636 armë u konfiskuan në vitin 2023
Nga Policia e Kosovës për Arbresh.info kanë bërë të ditur se në shtatë mujorin e parë të këtij viti janë konfiskuar 636 armë.
“Gjatë vitit 2023, janar-korrik janë konfiskuar 636 armë”, thuhet në përgjigjën e PK-së.
Ndryshe, Ministria e Punëve të Brendshme, me 30 qershor filloi zyrtarisht fushatën ‘Festo me zemër, jo me armë’ me aktivitete në shkolla, takime me Këshillat Komunal për Siguri në Bashkësi, institucionet të sigurisë, institucione fetare dhe asamble Komunale në qytete të ndryshme në Kosovë./Arbresh.info/Kujtesë Berisha/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?