Google ADS

Shkon në mbi 13 mijë numri i të shëruarve nga koronavirusi në Kosovë

15:37 | 26 Shtator 2020
Arbresh.info

Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 77 persona të tjerë nga Covid-19 në Kosovë.

Këtë e bëri të ditur drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, shkruan portali arbresh.info.

Tani totali i të shëruarve në nivel vendi është 13.165, kurse numri i rasteve aktive është 1.641.

Gjithashtu edhe në raportin ditor bëhet e ditur se kanë ndërruar jetë edhe dy persona pozitiv me Sars-Cov2.

Numri total i rasteve pozitive është 15.425 raste nga 65.454 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 619 raste të vdekjes./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme