Të paktën 288 persona mbetën të vdekur nga aksidentimi i dy trenave në Oshida të Indisë. Nga përplasja ku mjetet e transportit dolën nga shinat, rreth 900 persona mbetën të plagosur.
Afro 200 nga ta në gjendje të rëndë u transferuan në spitale të specializuara në qytete të tjera në Odisha, e po aq u liruan, pasi morën trajtim mjekësor, raporton Klan Kosova.
Këtë aksident ndër më vdekjeprurësit në shtetin aziatik në dekada, kryeministri Narendra Modi e quajti çështje serioze e shumë shqetësuese për Qeverinë.
Derisa një komitet i nivelit të lartë dhe komisionari i sigurisë hekurudhore u njoftua se kanë nisur hetimet për shkaktarët e aksidentit. Po ashtu u bë e ditur se autoritetet do të fillojnë të heqin rrënojat për të riparuar binarët dhe për të rifilluar funksionimin e trenit.
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...